Ndërlidhjet

Erakat: Bisedimet kanë filluar



Kreu i ndërmjetësuesve palestinezë, Saeb Erakat, deklaroi para mediave në Ramallah se “bisedimet jo të drejtpërdrejta kanë filluar”.

Erakat foli pas takimit me të dërguarin amerikan për Lindjen e Mesme, Xhorxh Miçëll. SHBA-të po ndërmjetësojnë biseedime jo të drejtpërdrejta mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Gjatë ditës, kryeministri i Izraelit, Benxhamin Netanjahu, tha se paqja me palestinezët do të jetë e pamundur pa bisedime të drejtpërdrejta. Duke folur para kabinetit të tij, Netanjahu, kërkoi që të lëvizet nga bisedimet me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, në kontakte direkte me palestinezët.
XS
SM
MD
LG