Ndërlidhjet

Afganistan: Lirohen pesë punonjës të OKB-së



Trupat afgane kanë bastisur një bazë të talibanëve dhe kanë liruar pesë afganë, që mbaheshin si pengje për një muaj. Pesë të rrëmbyerit ishin punonjës të misionit të OKB-së në Afganistan.

Burimet e ushtrisë afgane njoftojnë se të pesë pengjet në rajonin e Baglanit ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Kombet e Bashkuara e konfirmuan lajmin, por nuk dhanë detaje.
XS
SM
MD
LG