Ndërlidhjet

Ban Ki-mun akuzon Korenë Veriore



Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-mun ka akuzuar Korenë Veriore për fundosjen e luftanijes së Koresë Jugore.

Ban tha se ekzistojnë të dhëna "të shumta dhe shqetësuese", që tregojnë se Korea Veriore është përgjegjëse për sulmin me torpedo të anijes "Cheonan", në të cilën e humbën jetën 46 marinarë.

Kreu i OKB-së tha se pret që Këshilli i Sigurimit të marrë "masa konform seriozitetit të situatës" pasi Seuli ta nxjerrë çështjen para këshillit.

Seuli zyrtar sot u kërcënua se ushtria jugkoreane do të përgjigjet në rast të agresionit të ri.

Pheniani pohon se rezultatet e hetimeve për luftanijen janë "trilime".
XS
SM
MD
LG