Ndërlidhjet

Afganistan: Jirga e diskuton paqen eventuale me talibanët


Afro 1600 përfaqësues fisnorë afganë, për të dytën ditë me radhë, po e vazhdojnë taubimin e tyre në Kabul duke diskutuar për paqen eventuale me talibanët.

Ky tubim, i njohur edhe si jirga, po mbahet pas ndërprerjes së shkurtër ditën e parë, pasi tre talibanë, të veshur me ferexhe të femrave, e kaluan sigurimin dhe sulmuan me predha dhe raketa, afër vendit ku po mbahet ky samit.

Nuk ka pasur raporte për plagosjen e ndonjë pjesëmarrësi në tubim.

Përfaqësuesit e talibanëve, që e kanë hedhur poshtë tubimin, meqë ai mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, nuk marrin pjesë në këtë samit triditësh.
XS
SM
MD
LG