Ndërlidhjet

BP bën përpjekje të re të ndalë derdhjen e naftës



Gjiganti britanik i energjisë British Petroleum e ka vendosur një kuti mbi burimin e dëmtuar të naftës në shtratin e detit në Gjirin e Meksikës, si përpjekje të fundit për të ndalur derdhjen e naftës, e cila ka shkaktuar katastrofën më të madhe të mjedisit në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Raportet citojnë Rojen Bregdetare amerikane të ketë thënë se “do të duhet pak kohë” përpara se ekspertët të dinë se sa do t’ia dalë përpjekja për ta ndalur derdhjen e naftës.

Ndërkohë, presidenti Barak Obama tha se ai është i mllefosur nga katastrofa e naftës, duke thënë se BP nuk ka punuar shpejt për t’iu përgjigjur derdhjes masive.
XS
SM
MD
LG