Ndërlidhjet

Moskë: Grupi i udhëhequr nga Rusia mund të ndërhyjë në Kirgizi


Raportohet se një grup i sigurisë i ish republikave sovjetike, i udhëhequr nga Rusia, nuk e përjashton mundësinë e përdorimit të forcës për të ndërhyrë në përleshjet etnike në Kirgizi dhe ende po e shqyrton përgjigjjen ndaj krizës.

Agjencitë ruse të lajmeve raportojnë se Organizata e Marrëveshjes Kolektive për Siguri, është takuar sot për diskutimin e situatën në Kirgizi.

Mediat ruse thonë se sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, Nikolai Bordyuzha, tha se grupi ka “çdo gjë që duhet për të vepruar në situatat e këtilla”.

Ky grup përbëhet nga Rusia, Bellorusia, Armenia, Kazakistani, Kirgizia, Taxhikistani dhe Uzbekistani.

Qeveria e përkohshme e Kirgizisë disa herë ka përsëritur ftesën drejtuar Rusisë, për dërgimin e trupave paqeruajtëse, por Moska ka thënë se nuk ka mandat për të dhënë përgjigjje të menjëhershme.
XS
SM
MD
LG