Ndërlidhjet

Kirgizi: Frunizim direkt i bazës amerikane në Manas


Autoritetet e Kirgizisë thonë se planifikojnë krijimin e një kompanie shtetërore për furnizim të bazës ajrore të Shteteve të Bashkuara me karburant, duke i zëvendësuar kështu disa firma private ndërmjetësuese, që ishin formuar nga qeveria e përmbysur.

Liderja e përkohshme, Roza Otunbajeva, e ka nënshkruar urdhërin për krijimin e kompanisë shtetërore, brenda 10 ditësh.

Prokurorët e Kirgizisë thonë se kompanitë, që ishin pronë e Maksim Bakievit, djalit të presidentit të përmbysur, Kurmanbek Bakiev, nuk kanë paguar pothuajse 80 milionë dollarë taksa, për karburantin e shitur në bazën Manas.

Shtetet e Bashkuara e përdorin këtë bazë për t’i furnizuar trupat, që po luftojnë kundër talibanëve në Afganistan.
XS
SM
MD
LG