Ndërlidhjet

Francë: Irani në drejtim të gabuar


Këmbëngulja e Iranit se sanksionet e Kombeve të Bashkuara nuk do të ndikojnë programin e tij bërthamor, tregon se Teherani “po shkon në drejtim të gabuar”.

Deklarata e Ministrisë së Jashtme të Francës ishte reagim ndaj komenteve të ministrit të Jashtëm iranian, Manuchehr Mottaki. Ky i fundit ka deklaruar në Këshillin e Sigurimit se masat kundër Iranit, nuk do të prekin programin e tij atomik.

Muajin e kaluar, Këshilli i Sigurimit miratoi një raund të ri sanskionesh kundër Teheranit.
XS
SM
MD
LG