Ndërlidhjet

Ban: Incidenti në Lahore i papranueshëm


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, ka “dënuar fuqishëm” sulmin në qytetin Lahore të Pakistanit.

“Marrja e qëllimshme në shënjesëtër e objektit fetar, të mbushur me njerëz, e bën incidentin veçanërisht të papranueshëm”, ka thënë Ban.

Më herët, sulmin e ka dënuar edhe shefja për politikë të jashtme e BE-së, Kethrin Eshton.

42 persona kanë vdekur dhe së paku 180 të tjerë janë plagosur kur dy atentatorë vetvrasës sulmuan dje një vend kulti në qytetin pakistanez të Lahores. Qindra besimtarë gjendeshin në objektin e kultit në momentin e sulmit.
XS
SM
MD
LG