Ndërlidhjet

Irani: Nuk u jepet karburant aeroplanave iranianë


Zyrtari i lartë i aviacionit iranian, Mehdi Aliyari, tha se Gjermania, Britania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, po refuzojnë t’i furnizojnë me karburant aeroplanat e udhëtarëve iranianë, prej se Shtetet e Bashkuara imponuan sanksione kundër Iranit, javën e kaluar.

Por, kjo masë ende nuk është konfirmuar.

Një kompani e aeroportit në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, i ka hedhur poshtë pretendimet e këtilla.

Të enjtjen e kaluar, presidenti amerikan, Barak Obama, me nënshkrimin e tij, e ka shndërruar në ligj, masën me të cilën imponohen sanksione ndaj Iranit, lidhur me financimin e programit bërthamor të këtij vendi.

Këto masa janë edhe në krye të sanksioneve më të reja të Kombeve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian kundër Iranit, për programin e tij atomik, për të cilin perëndimi ka shqetësim se synon prodhimin e armatimit atomik. Këtë pretendim Irani e kundërshton.
XS
SM
MD
LG