Ndërlidhjet

Afganët kritikojnë NATO-n për sulmin


Zyrtarët e NATO-s njoftuan se nga një sulm i forcave të Aleancës, gjatës natës, janë vrarë gabimisht pesë ushtarë afganë dhe janë plagosur dy të tjerë. Incidenti ka ndodhur në provincën e Groznit.

Zëdhënësi i Ministrisë afgane të Mbrojtjes, gjenerali Mohammad Zahir Azimi, kritikoi NATO-n, duke thënë se kjo nuk është një “ngjarje e izoluar”:

“Ne e dënojmë këtë incident dhe, për fat të keq, kjo nuk është hera e parë që ndodhin incidente të tilla. Shpresojmë që kjo të jetë hera e fundit”, ka thënë Azimi.

Zëdhënësi i NATO-s, Josef Blotz, i konfirmoi vdekjet. Ai u shprehu ngushëllime familjeve dhe tha se ka nisur hetimi i rrethanave të incidentit.
XS
SM
MD
LG