Ndërlidhjet

Zvicër: Aeroplani solar ateroi me sukses


Aeroplani solar sot ka ateruar në pjesën perëndimore të Zvicrës, duke e përfunduar me sukses fluturimin e tij të parë gjatë ditës dhe natës.

Aeroplani “Solar Impulse” ka fluturuar për 26 orë, ndërsa fluturimi ka filluar dje gjatë ditës, dhe gjatë natës, me energjinë e akumuluar, e ka vazhduar fluturimin.

Aeroplani eksperimental me bateri solare, është drejtuar nga piloti 57 vjeçar Andre Borschberg.

Ekipi zviceran, që e ka udhëhequr projektin, shpreson se aeroplani solar do ta bëjë fluturimin e tij të parë rreth globit në vitin 2013, duke e përdorë vetëm energjinë diellore.
XS
SM
MD
LG