Ndërlidhjet

Arrestohen 40 të dyshuar për sulmin në Iran


Policia iraniane ka arrestuar rreth 40 persona të dyshuar për pjesëmarrje në sulmin me bomba ndaj xhamisë shiite në Zahedan.

Disa mijëra qytetarë morën pjesë në funeralin e të vrarëve, duke thirrur parulla “Vdekje për terroristët” dhe “Poshtë Amerika”.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi rebel Xhundullah. Irani akuzon Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë për mbështetjen që i japin grupimit, “për të dobësuar qeverinë në Teheran”. Pretendimet e tilla hidhen poshtë nga të dyja vendet.
XS
SM
MD
LG