Ndërlidhjet

Vazhdon dhuna në Ingusheti


Autoritetet e rendit kanë qëlluar për vdekje dy kryengritës në rajonin Nazran të Ingushetisë. Agjencia RIA Novosti raporton se rebelët hapën zjarr kur policia u përpoq të ndalojë makinën e tyre për kontroll të sigurisë.

Viktimat dyshohet se kishin kryer një varg sulmesh ndaj post-blloqeve policore.

Militantët islamistë në Kaukazin Verior po luftojnë forcat ruse me vite, me qëllim të themelimit të një shteti të pavarur islamik.
XS
SM
MD
LG