Ndërlidhjet

Uashingtoni shqyrton lehtësimet për udhëtim në Kubë



Administrata Obama po i shqyrton lehtësimet për udhëtimin e shtetasve amerikanë në Kubë, për të parën herë pas 50 vjetësh.

Zyrtarë të Kongresit thonë se hapi nuk do t’a prekë embargon tregtare të Shteteve të Bashkuara, por do t’i zgjërojë mundësitë për studentët, mësuesit dhe kërkuesit që ta vizitojnë ujdhesën.

Vjet Obama ua zbuti kufizimet kubano-amerikanëve që të vizitojnë vendlindjen dhe të dërgojnë para në shtëpi.
XS
SM
MD
LG