Ndërlidhjet

Rusia arsyeton centralin bërthamor të Iranit



Shefi i Energjisë Berthamore në Rusi, Sergei Kirijenko, ka deklaruar se centrali i parë bërthamor i Iranit tregon se Republika Islamike ka të drejtë të ketë energji berthamore për qëllime paqësore.

Rusia do të fillojë së furnizuari me lëndë djegëse centralin bërthamor të Iranit në Bushehr duke filluar nga data 21 gusht. Shefi i Energjisë Berthamore të Rusisë vlerëson se centrali i ndërtuar nga rusët në Iran tregon se edhe vendi i tij përmbush obligimet që ka.

Irani më parë kishte kritikuar Rusinë për vonesa në projektin me vlerë 1 miliard dollarë. Ndërkaq, fuqitë perëndimore e kanë kritikuar shtetin rus për përfshirjen e këtij të fundit në ndërtimin e centralit të parë berthamor të Iranit.

Megjithatë Rusia mbron idenë se ky central është tërësisht për qëllime civile dhe nuk mund të përdoret për asnjë program armësh.
XS
SM
MD
LG