Ndërlidhjet

Irak: Grupi i lidhur me al-Kaidën e mori përgjegjësinë për sulm


Grupi Shteti Islamik i Irakut, i ndërlidhur me al-Kaidën, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës kundër qendrës rekrutuese në Bagdad, më herët këtë javë.

Në njoftimin e tij, grupi tha se sulmi i kishte marrë në shënjestër “shiitët e pafe, të cilët po e shesin besimin e tyre në luftën kundër sunitëve”.

Shteti Islamik i Irakut është një organizatë që mbledhë grupet kryengritëse të sunitëve, përfshirë edhe degën e al-Kaidës në Irak.

Nga sulmi vetëvrasës me bombë të martën e kaluar, u vranë së paku 58 rekrutë dhe ushtarë, ndërsa 130 të tjerë ishin plagosur.
XS
SM
MD
LG