Ndërlidhjet

Minsk: Sulmohet ambasada ruse


Zyrtarët bellorus thonë se sulmues të panjohur kanë gjuajtur koktej molotovi në hapësirën e Ambasadës ruse në Minsk të Bellorusisë. Nuk ka të lënduar, mirëpo një automjet që ishte i parkuar afër ambasadës është dëmtuar.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka lëshuar një deklaratë ku kërkon hetime në detaje për rastin. Deklarata ruse gjithashtu thotë se pala ruse e konsideron incidentin një përpjekje nga grupe të panjohura që të krijojnë mosbesim dhe tension në mes të Rusisë dhe Bellorusisë.

Ministria e Jashtme e Bellorusisë bëri thirrje që hetuesit t’i gjejnë sulmuesit dhe “t’i dënojnë sipas ligjit”.

Kjo nuk është hera e parë që ambasada ruse sulmohet në Minsk. Në qershor të vitit 2001, një person i panjohur gjuajti një granatë në drejtim të ambasadës ruse disa orë para se, atëbotë Presidenti rus, Vladimir Putin, ishte paraparë që të vizitonte Minskun.

Më 1997, sulmues të panjohur kanë hapur zjarr me pushkë automatike në drejtim të ndërtesës së ambasadës. Në të dyja këto incidente askush nuk është dëmtuar si dhe ende askush nuk është arrestuar apo përballur me drejtësinë për shkak të sulmeve.
XS
SM
MD
LG