Në juglindje të Venecuelës është rrëzuar një aeroplan me 47 udhëtarë në bord, njoftuan zyrtarët duke mos i saktësuar viktimat e mundshme.
Raportohet se aeroplani i kompanisë shtetërore Konviasa është rrëzuar në afërsi të qytetit Porto Ordaza pak pas fluturimit.
"Për momentin nuk kemi informata për viktima apo për të lënduar", tha ministri i Komunikacionit i Venecuelës, Francisko Garkes.
Disa agjenci raportuan se ka të mbijetuar.
Në aeroplan ndodheshin 47 udhëtarë dhe katër anëtarë të ekuipazhit.