Ndërlidhjet

Vriten nëntë militantë në Pakistan



Nëntë militantë janë vrarë në një sulm me aeroplan të teledirigjuar amerikan në Pakistan në rajonin e Vaziristanit verior.

Zyrtarët lokalë të inteligjencës thanë se tre predha i kanë goditur pozicionet e militantëve në Shaual, afër kufirit me Afganistanin.

Gjetkë, policia tha se persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje një gazetar në qytetin Hangu në veriperëndim të vendit.

Policia tha se gazetari ishte kërcënuar me vdekje nga militantët pas botimit të një raporti mbi aktivitetet e tyre.
XS
SM
MD
LG