Ndërlidhjet

Iran: Nëntë të vdekur nga shpërthimi


Televizioni iranian në gjuhën arabe, Al-Alam, raportoi se nëntë persona kanë vdekur dhe dhjetëra janë plagosur nga një shpërthim në qytetin Mahabad në veriperëndim të Iranit.

Al-Alam raportoi se shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë.

Televizioni tha se askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë. Detaje të tjera nuk janë bërë publike.

Shpërthimi ndodhi në kohën kur në mbarë Iranin po mbahen parakalime ushtarake me rastin e 30-vjetorit të luftës Iran-Irak.
XS
SM
MD
LG