Ndërlidhjet

Ekipi i Obamas dyshues për Afganistanin


Disa pjesëtarë të rëndësishëm të ekipit të sigurisë së Presidentit Barack Obama, në një libër të ri, janë përshkruar si dyshues nëse do të ketë sukses strategjia e Obamas në Afganistan.

Libri, “Lufta e Obamas”, me autor një gazetar veteran amerikan, Bob Woodward thotë se Gjenerali Dagllas E. Lute, këshilltari i Presidentit amerikan për Afganistanin si dhe Richard Holbruk, i deleguari special për rajonin besojnë që strategjia nuk do funksionojë.

Sipas Nju Jork Tajms, që ka siguruar një kopje të këtij libri para se të botohet, SHBA-të kanë siguruar informata se Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai është diagnostifikuar me mani depressive dhe se i njejti është duke u trajtuar për këtë sëmundje.

Njoftohet se gazetari Woodward ka intervistuar edhe Presidentin Obama për këtë libër.
XS
SM
MD
LG