Ndërlidhjet

Bosnje: Të moderuarit shihen si fitues për presidencën



Kandidati i moderuar mysliman duket sikur i është afruar fitores në Bosnje për të siguruar vendin në presidencën kolektive të Bosnjes.

Rezultatet treguan se Bakir Izetbegoviq, djali i ish lideri të Bosnjes, Alija Izatbegoviq, ka fituar rreth 34 % të votave në zgjedhjet e djeshme, duke mundur presidentin aktual Haris Silajxhiq.

Duke folur pas shpalljes së rezultateve, Izetbegoviq u zotua të bashkëpunojë me grupet tjera etnike për të inkurajuar zhvillimin ekonomik të vendit.

Ne po shkojmë sipas mendimit tim drejt stabilizimit të situatës në Bosnje, për të sjellë një të ardhme më të mirë për qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës, e cila nënkupton paqe dhe kushte më të mira për zhvillimin e vendit”, tha Izetbegoviq.

Rezultatet poashtu treguan se anëtari kroat i presidencës, Zheljko Komshiq, i cili favorizon Bosnjen shumëetnike, ka siguruar rrethin e dytë.

Anëtari serb Nebojsha Radmanoviç, i cili mbështet ndarjen e entitetit serb, gjithashtu prin në vota.

Zyrtarët e zgjedhjeve thanë se dalja në votime ishte rreth 56 %, më e larta prej vitit 2002.
XS
SM
MD
LG