Ndërlidhjet

Franca miraton ligjin për imigracionin



Dhoma e ulët e parlamentit në Francë e ka miratuar ligjin mbi imigracionin, i cili do të mundësojë që atyre të cilët kanë fituar shtetësinë franceze, t'u merret shtetësia nëse dënohen për vrasje të policëve, të gjykatësve apo të përfaqësuesve tjerë të shtetit.

Sipas ligjit, nga shtetësia do të privohen njerëzit, të cilët janë shtetas të Francës më pak se 10 vjet.

Kritikët konsiderojnë se ligji do t'i klasifikojë si qytetarë të rendit të dytë imigrantët, të cilët kanë fituar shtetësi franceze.
XS
SM
MD
LG