Ndërlidhjet

Pentagoni i gatshëm t'i pranojë homoseksualët



Për të parën herë në histori, Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha se është i gatshëm të pranojë aplikantë për shërbimin ushtarak, të cilët haptas pohojnë se janë homoseksualë.

Njoftimi u bë mbrëmë pasi gjykata federale në Kaliforni i urdhëroi ushtrisë që të pushojë së zbatuari politikën “Mos pyet, mos trego”, e cila po zbatohej tashmë 17 vjet.

Presidenti Barak Obama ështlë zotuar t’i japë fund kësaj politike, por administrata tha se dëshiron që ndalesa të hiqet pas rishqyrtimit të plotë, gatishmërisë së ushtrisë dhe në konsultime me ligjvënësit në Kongres.
XS
SM
MD
LG