Ndërlidhjet

Britania shkurton 500 mijë vende pune



Britania do të bëjë shkurtimet më të mëdha në shpenzimet publike që nga Lufta e Dytë Botërore. Shkurtimet më të mëdha do të prekin përfitimet financiare dhe vendet e punës në sektorin publik, tha ministri i Financave, Xhorxh Osborn. Ai shtoi se ka urdhëruar shkurtime në vlerë prej 83 miliardë stërlinash deri në vitin 2015. Pritet shkurtimi i 500 mijë vendeve të punës në administratën publike.

Deklarata e Osbornit vjen në kohën kur deficiti publik në Britani ka shënuar rekord. Zyra Kombëtare e Statistikave tha se deficiti publik në shtator u rrit në 20.7 miliardë stërlina (32.5 miliarda dollarë).
XS
SM
MD
LG