Ndërlidhjet

Serbia një hap më afër BE-së



Diplomatët thanë se Bashkimi Evropian sot ka bërë edhe një hap më shumë për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë, por ka thënë se çdo përparim i mëtejm,ë do të varet nga bashkëpunimi i plotë i Serbisë me Tribunalin e Hagës.

Ministrat e Jashtëm të BE-së u dakorduan sot në Luksemburg që t’i kërkojnë Komisionit Evropian të japë mendimin nëse do t’i fillojë bisedimet e anëtarësimit me Serbinë.

Ky është hapi i parë në procesin e gjatë të anëtarësimit.

Ky është një hap shumë i rëndësishëm për Serbinë. Ai vjen pas përparimit efektiv në politikën rajonale dhe përkushtimit të qeverisë së Beogradit për t’u përfshirë në dialogun me Prishtinën”, tha ministri i Jashtëm i Belgjikës, Stevan Vanekere.

Por, ministrat thanë se çdo hap i ardhshëm në procesin e anëtarësimit do të kërkojë që të gjitha vendet e BE-së njëzërit të vendosin nëse Serbia po bashkëpunon plotësisht me Tribunalin për Krime të Luftës në ish Jugosllavi.

Holanda është shprehur e shqetësuar për aplikimin e Serbisë, duke thënë se kjo mund t’a zvoglojë trysninë e BE-së për kapjen e të shumëkërkuarve Ratko Mlladiç dhe Goran Haxhiq.
XS
SM
MD
LG