Ndërlidhjet

Raporti i progresit pozitiv për Kroacinë e Serbinë



Kroacia është në fazën finale të bisedimeve për anëtarësi në Bashkimin Evropian, por Turqia dhe vendet e tjera që synojnë Unionin duhet të realizojnë më shumë reforma, të luftojnë krimin dhe të mbrojnë lirinë e mediave, thuhet në raportin vjetor të progresit të Bashkimit Evropian. Raporti i kushtohet politikave të zgjerimit dhe vendeve të përfshira, apo ato që e kanë për objektiv anëtarësimin në BE.

Në raportin që do të publikohet më 9 nëntor Komisioni Evropian nuk jep datë se kur do t'i mbarojë Kroacia bisedimet e anëtarësimit.

Raporti përsërit angazhimin për rrugën e hapur për vendet që e dëshirojnë një gjë të tillë dhe është shprehur kundër lodhjes nga zgjerimi.

I njëjti dokument vlerëson Serbinë për përpjekjet e fundit për të përmirësuar marrëdhëniet me Kosovën. Raporti kërkon nga qeveria serbe të përmirësojë bashkëpunimin tregtar me Kosovën dhe përsëriti kërkesën ndaj Beogradit që të tregojë më shumë angazhim në kapjen e të akuzuarve për krime lufte.
XS
SM
MD
LG