Ndërlidhjet

Karzai: Të ndalen operacionet e natës


Presidenti afgan, Hamid Karzai, ka deklaruar se dëshiron reduktimin e operacioneve të natës të ushtarakëve amerikanë në Afagnistan, sepse kjo sipas tij, po nxit njerëzit t’i bashkohen kryengritjes së Talibanëve.
Karzai i ka thënë gazetës “Uashington Post” se komentet e tij e kanë vënë në mosmarrëveshje me gjeneralin amerikan Dejvid Petraus i cili sipas tij, fokus të strategjisë kundër talibanëve ka misionin “zë dhe vrit”.
“Uashington Post” pohon se gjatë tre muajve të fundit në këto aksione të natës nga forcat speciale amerikane janë vrarë ose zënë 368 liderë kryengritës.
XS
SM
MD
LG