Ndërlidhjet

Shkup: Diplomacia akuzohet për dështim


Qeveria e Maqedonisë
Qeveria e Maqedonisë
Analistët politikë thonë se samiti i NATO-s në Lisbonë do të paraqesë edhe një konfirmim të politikës së gabuar që ndjek Maqedonia në rrafshin diplomatik.

Rizan Sulejmani, nga Instituti për Kërkime Socio-politike, thotë se ky nëntor, meqë nuk solli datë për fillimin e negociatave dhe nuk hapi dyrt e integrimit në NATO, do të duhej t'i vetëdijesonte politikanët shqiptarë që të fokusohen në çështjet e hapura, me inters për to. Në të kundërtën, shton si, ëndrra e integrimit për një kohë të gjatë do të mbetet e parealizuar.

“Maqedonia dhe në përgjithësi shqiptarët duhet të mësohen me realitetin e ri. Ne, shqiptarët, duhet të kërkojmë pozicionin tonë në këtë realitet, sepse qasja ime është se nuk ka situatë të disfavorshme, por çdo gjë duhet të shndërrohet në përparsi”, thotë Sulejmani.

Dimitar Mircev, ligjërues i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Shkupit, thotë se politikëbërësit maqedonas, “pavarësisht hileve nga ana e Greqisë në procesin e negocimit, në asnjë mënyrë nuk duhet menduar për bllokimin e bisedimeve me Greqinë, sa i përket zgjidhjes së kontestit të emrit”.

“Ne duhet patjetër t’i vazhdojmë bisedimet me fqinjin tonë jugor, pavarësisht stërkëmbëzave që na krijohen gjatë rugëtimit në strukturat euroatlantike, ngase çfarëdo bllokimi do të shkaktonte turbullira në stabilitetin e brendshëm politik”, shprehet Mircev.

Duke komentuar zëvendësimin e termit “gjuhë maqedonase” me “gjuhë zyrtare e shtetit” në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian si dhe formulimin e ri për gjuhën në letërnjoftimin e Maqedonisë në OKB, ku menjëherë pas togfjalëshit ‘gjuha maqedonase', në thonjëza është shtuar edhe formulimi “e ish-Rpublikës Jugosllave”, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Lubomir Fërçkoski, vlerëson se ky realitet është pasojë e dështimit të diplomacisë maqedonase.

Në fakt, bëhet fjalë për dobësinë që reflekton diplomacia maqedonase. Meqë ajo nuk ka forcë e as njohuri të mjaftueshme që të zhvillojë betejën me palën greke, përfundimisht duhet të demisionohet”, deklaron Fërçkoski .

Por, për analistin nga Tetova, Alajdin Demiri, emërtimi i gjuhës maqedonase në OKB dhe BE është çështje teknike. Për të është i kuptueshëm manovrimi i politikëbërësve maqedonas për të defokusuar vëmendjen, në mungesë të rezultateve në procesin e negocimit me Greqinë për çështjen e emrit, por jo edhe heshtja e faktorit politik shqiptar në pushtet.

“Problemi i shqetësimeve në Maqedoni në këtë fazë është vetë Bashkimi Demokratik për Integrim, që si parti pozicionohet fort që të ruajë këtë staus quo, që të krijojë një iluzion se më tutje do të bëhet mirë. Pikërisht këtu do të fillojë të akumulohet mllefi dhe shqetësimet e shqiptarëve, të cilët, në një fazë të mëvonshme, mund të eskalojnë në dimensione të ndryshme”, konkludon Demiri.
XS
SM
MD
LG