Ndërlidhjet

Franca: Diplomatët tanë u sulmuan në Iran



Franca ka akuzuar shërbimet iraniane të sigurisë për kryerjen “akteve të papranueshme të dhunës” ndaj personelit francez në Teheran.

Ministria e jashtme franceze tha se hyrja për në ambasadën franceze në Teheran të dielën ishte bllokuar nga zyrtarë të paidentifikuar.

Zyrtarët francezë thanë oficerët iranianë goditën të paktën dy diplomatë francezë dhe arrestuan mysafirët që po shkonin në rezidencën e ambasadorit Bernard Poleti për një koncert të muzikës persiane.

Autoritetet franceze i kanë kërkuar ambasadorit iranian në Paris që ta dënojë fuqishëm rastin.
Nuk ka komente të Teheranit mbi incidentin.
XS
SM
MD
LG