Ndërlidhjet

Rusi: Tre astronautë u kthyen në Tokë nga Gjithësia


Kontrolli rus i misionit njoftoi se një kosmonaut rus dhe dy amerikanë janë kthyer sot në Tokë nga Gjithësia në mënyrë të sigurt. Ata nga Stacioni Ndërkombëtar i Gjithësisë u kthyen me sondën ruse, Sojuz.

Astronauti rus, Fyodor Yurchikhin, dhe ata amaerikanë, Douglas Wheelock dhe Shannon Walker, ateruan afër vendit Arkalyk në Kazakistan.

Ata në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë ishin prej 18 qershorit.

Në këtë stacion tash kanë mbetur amerikani Scott Kelly dhe rusët Aleksander Kaleri dhe Oleg Skripochka.
XS
SM
MD
LG