Ndërlidhjet

Klinton në turne në 4 shtete, ndalesa e parë- Kazakistani


Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton ka arritur në Kazakistan për të filluar një turne katërditësh diplomatik.

Ajo po kryeson një Delegacion amerikan në një samit të OSBE-së, që fillon nesër në Astana të Kazakistanit.

Klinton është takuar me presidentin e vendit Nursultan Nazarbaev dhe ministrin e jashtëm, Kanat Suadabeev.

Ajo do të vizitojë edhe Krigizinë, vend ky që mban një bazë ajrore amerikane dhe është e rëndësishme për furnizimin e trupave ndërkombëtare në Afganistan.

Klinton do të vizitojë edhe Uzbekistanin dhe do të bëjë një ndalesë në Bahrein.
XS
SM
MD
LG