Ndërlidhjet

Ruxhiero pasardhës i Hollbrukut



Frank Ruxhiero do të jetë përkohësisht i dërguar i Shteteve të Bashkuara në Afganistan e Pakistan. Ruxhiero e morri këtë detyrë një ditë pasi u nda nga jeta diplomati Riçard Hollbruk, i cili e mbante këtë post.

Nga korriku Ruxhiero ka shërbyer si zëvendës i Hollbrukut. Të enjten pritet publikimi i vlerësimeve mbi strategjinë amerikane në Afganistan e Pakistan.
XS
SM
MD
LG