Ndërlidhjet

Korea Veriore i kërcënohet Jugut me 'luftë të shenjtë'


Korea Veriore tha se është e gatshme të zhvillojë "luftë të shenjtë" kundër Jugut duke përdorur zbrapsjen bërthamore.

Kërcënimi i ministrit të forcave të armatosura të Koresë Veriore u bë disa orë pasi Korea Jugore i kompletoi stërvitjet ushtarake tokësore afër kufirit me Veriun.

Pas stërvitjes së sotme, presidenti koreanojugor Li Mjung-bak u kërcënua të ndërmarrë "kundërsulm të pamëshirshëm" ndaj Koresë Veriore nëse ajo godet përsëri, duke iu referuar bombardimit të ujdhesës Jeonpjeong, ku u vranë katër koreanojugorë.
XS
SM
MD
LG