Ndërlidhjet

Thirrje për rezultate


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Disa organizata joqeveritare në Kosovë kërkojnë nga autoritetet kompetente që lufta kundër krimit dhe korrupsionit të japë rezultate në praktikë. Në anën tjetër, zyrtarë të EULEX-it njoftuan se janë zhvilluar disa hetime që kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe korrupsionin.


Lëvizja “Fol”, një organizatë joqeveritarë në Kosovë, kërkon nga organet e rendit, vendore dhe ndërkombëtare, t’i bëjnë publike rezultatet e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, nëse ka rezultate.

Ramadan Ilazi, nga kjo lëvizje, thotë se autoritetet kompetente duhet t’u japin fund reagimeve retorike ndaj veprimeve kriminale dhe korrupsionit.

Në situatën, në të cilën gjendet Kosova, nuk mund të ketë hapësirë edhe për korrupsion, edhe për përpjekje për sundim të ligjit, thotë Ilazi, duke shtuar se njëra nga këto duhet të fitojë.
Në situatën, në të cilën jemi përsëri, lufta kundër krimit dhe korrupsionit është minimizuar vetëm në aspektin retorik, pra vetëm me fjalë.


Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Republikën e Kosovës, në bindjen tonë të thellë ka ardhur në një pikë kritike. Në situatën, në të cilën jemi përsëri, lufta kundër krimit dhe korrupsionit është minimizuar vetëm në aspektin retorik, pra vetëm me fjalë”.

“Duke qenë në këtë situatë, qytetarët e Republikës janë shikues të veprimeve që po rrënojnë vlerat demokratike të shoqërisë sonë dhe të ardhmen evropiane të vendit”
, thotë Ilazi.

Edhe Armend Mazreku, nga kjo organizatë, kërkon nga EULEX-i që, siç thotë ai, “ta arsyetojë praninë e vet në Kosovë, duke luftuar korrupsionin dhe aktivitetet kriminale”.

“Megjithatë, në vend që EULEX-i t’i arrestojë, burgosë, apo dënojë, qoftë zyrtarët apo qytetarët e involvuar në afera korruptive dhe kriminale, ai shpeshherë di që t’i amnistojë ata, duke i liruar dhe ata duke i gëzuar të gjitha përfitimet nga aktivitetet e tyre kriminale dhe korruptive”
, shprehet Mazreku.

Sipas Mazrekut, nëse ky mision vazhdon me praktikën e deritashme, ku lufta kundër këtij fenomeni mbetet vetëm në nivel fjalësh, atëherë ky mision, siç shprehet ai, është i pakuptimtë.

Në anën tjetër, Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEX-it, thotë për Radion Evropa e Lirë se korrupsioni dhe krimi i organizuar tashmë është duke u luftuar.
Prokurorët e EULEX-it kanë rreth 90 raste të korrupsionit dhe 55 raste të krimit të organizuar që janë duke u hetuar.


“Prokurorët e EULEX-it kanë rreth 90 raste të korrupsionit dhe 55 raste të krimit të organizuar që janë duke u hetuar. Duhet të kenë parasysh se 13 vendime gjyqësore për korrupsion dhe 4 vendime për krim të organizuar janë dhënë nga gjykatësit e EULEX-it”
, konfirmon Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.

Ndërsa, sa i përket arrestimeve të personave të dyshuar, Krasniqi shpjegon më shumë:

“Një person mund të mbahet në paraburgim vetëm nëse vazhdon ta përsërisë kryerjen e krimit, nëse i pengon hetimet dhe në rast se mund të largohet nga vendi. Përndryshe, nëse prokurorët kanë dyshime për këto (vepra), këta persona mbahen në paraburgim”.


Lufta kundër korrupsionit është vënë në krye të agjendës së institucioneve vendore, por deri më tash, rezultatet në këtë rrafsh nuk kanë qenë aq të shumta.

Domosdoshmëria për këto rezultate është përmendur edhe në disa raporte të organizatave ndërkombëtare në fund të vitit të kaluar, në të cilat nuk flitej në të mirë të luftës anti-korrupsion.

Lexoni edhe këto:
Preteni: Korrupsioni luftohet me hapa konkretë
TI: Korrupsioni, Kosova e fundit në rajon
XS
SM
MD
LG