Ndërlidhjet

Gejts viziton Kinën


Ministri amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, ka nisur sot vizitën në Kinë, me synimin për të forcuar bashkëpunimin ushtarak SHBA-Kinë dhe për të inkurajuar dialogun mes dy ushtrive.

Gejts do të takohet me presidentin Hu Xhintao – vetëm dy javë para vizitës së paralajmëruar të Husë në Uashington – si dhe me zyrtarë të lartë të ushtrisë kineze.

Shefi i Pentagonit ka thënë se Kina dhe Shtetet e Bashkuara mund të bashkëpunojnë në çështjet ku kanë interesa të përbashkët strategjikë, siç janë: sjellja provokative e Koresë Veriore, zhvillimi i armëve të shkatërrimit në masë në Iran, armët bërthamore, pirateria dhe terrorizmi.

Në prag të udhëtimit, Gejts citohet të ketë vlerësuar se marrëdhëniet ushtarake mes SHBA-ve dhe Kinës po riparohen.
XS
SM
MD
LG