Ndërlidhjet

Policia përdor plumba për të shpërndarë tunizianët



Policia e Tunizisë ka qëlluar në ajër për të shpërndarë qindra protestues, të cilët ishin mbledhur në kryeqytetin Tuniz për të kërkuar largimin e ministrave që kanë pasur lidhje me rregjimin e Ben Alisë. Ish presidenti tunizian Ben Ali u largua nga vendi si pasojë e protestave popullore disa dekada pas sundimit në këtë vend.

Paraditen e sotme disa ministra nga partia e ish presidentit deklaruan shkëputjen nga kjo parti, derisa një tjetër ministër u largua nga qeveria për shkak të lidhjeve të ngushta me rrethet e Ben Alisë.
XS
SM
MD
LG