Ndërlidhjet

Parlamenti i ri afgan mblidhet të mërkurën


Parlamenti i ri afgan do të mblidhet të mërkurën, duke i dhënë fund ngecjes politike që kërcënonte me krizë kushtetuese.

Bëhet e ditur se presidenti Hamid Karzai është dakorduar të mos presë deri në fund të shkurtit për të hapur seancën e parë parlamentare, ndonëse një gjë të tillë e kishte paralajmëruar ditë më parë.

Ai urdhëroi vonesën prej një muaji për t’i dhënë gjykatës kohë që t’i shqyrtojë akuzat për mashtrime në zgjedhjet parlamentare të shtatorit.

Ky vendim ishte kritikuar nga Misioni Asistues i Kombeve të Bashkuara në Afganistan.
XS
SM
MD
LG