Ndërlidhjet

18 të vrarë nga sulmet në Qerbela



Të paktën 18 njerëz e kanë humbur jetën në shpërthimin e dy automjeteve bomba në qytetin e shenjtë irakian të Qerbelasë, në kohën kur turma ishte mbledhur për një ritual fetar.

Sulmi i parë ndodhi mëngjesin e sotëm në një vendparkim afër stacionit të autobusëve në pjesën lindore të qytetit, 90 km në jug të Bagdadit. Në sulmin u vranë gjashtë pelegrinë.

Disa orë më vonë, në sulmin e dytë në jug të qytetit u vranë të paktën 12 njerëz.

Qindra mijë pelegrinë janë mbledhur në Qerbela për të përkujtuar vdekjen e Imam Hysinit, nipit të profetit Muhamed.
XS
SM
MD
LG