Ndërlidhjet

Miratimi i raportit, hap që dëmton Kosovën


Delegacioni kosovar që ishte në Strasburg, tha se miratimi i raportit të Martit në formë të rezolutës nga ana e Këshillit të Evropës, është një hap që dëmton Kosovën.

Anëtari i delegacionit, Enver Hoxhaj, i tha Radios Evropa e Lirë se tani, Qeverisë së Kosovës i mbetet të punojë ngushtë me EULEX-in, për t'i mbyllur njëherë e mirë pretendimet për trafikim organesh.

“Qeveria e Republikës së Kosovës do të bashkëpunojë ngushtë me EULEX-in dhe ajo kërkon që të ketë një proces, i cili është proces i gjithanshëm i investigimit, i pavarur dhe shumë transparent, me qëllim që të ofrohet një qartësi. Ky proces të fillojë sa më shpejt, me qëllim që imazhi i Kosovës të mos jetë edhe më tej i dëmtuar në botë”, tha Hoxhaj.

Në rezolutë është kërkuar që EULEX-i të jetë ai që do të merret me hetimet e ngritura në raportin e Martit, në të cilin edhe kryeministri Hashim Thaçi akuzohet se është i përfshirë në “rrjetin e trafikimit me armë, drogë dhe organe njerëzore”.
XS
SM
MD
LG