Ndërlidhjet

Rusia e zbuloi satelitin e humbur



Armata e Rusisë tha se e ka përcaktuar pozitën e satelitit ushtarak, i cili u zhduk një ditë më parë pasi hyri në orbitë të gabuar.

Armata nuk mundej të vendosë kontakt për disa orë me satelitin GEO-IK-2, i cili u lansua të martën nga baza Pleseck në Rusinë veriore.

Kreu i Forcave të Hapësirës, Oleg Ostapenko, tha se sateliti u gjet dhe se është vendosur komunikimi me fluturaken.

Sateliti ishte ndërtuar për studime të gjeodezisë.
XS
SM
MD
LG