Ndërlidhjet

Kryengritësit çeçenë kërcënojnë Rusinë


Lideri i kryengritësve çeçenë, Doku Umarov, ka postuar një video të re në internet, me të cilën paralajmëron Rusinë se do të ketë një vit tjetër të përgjakshëm, nëse nuk tërhiqet nga territoret e Kaukazit Verior.

Pamjet e postuara në një uebfaqe islamike nuk përmendin sulmet vdekjeprurëse në aeroportin Domodedovo të Moskës.

Umarov kërkon të fromojë shtetin e pavarur të Kaukazit, i cili do të qeverisej nga ligji i sheriatit islamik.

Rusia ka zhvilluar dy luftëra kundër militantëve çeçenë në vitet 1990. Megjithatë, Çeçenia ka parë një rritje të dhunës në vitet e fundit.
XS
SM
MD
LG