Ndërlidhjet

PDK-ja nga sot nis ftesat


PDK
PDK
Nga dita e hënë, kur pritet që KQZ-ja të ceritifikojë rezultatet e zgjedhjeve, PDK-ja do të nisë negociatat me subjektet politike për qeverinë e re. Kjo parti hedh poshtë njoftimet e deritashme për shtim dikasteresh apo për afrim me ndonjë subjekt të caktuar politik. PDK-ja thotë se, sipas të gjitha gjasave, në negociata për qeverinë nuk do të ftojë LDK-në, e as Vetëvendosjen.


Komisioni Qendror Zgjedhor pritet të certifikojë të hënën rezultatet e zgjedhjeve të 12 dhjetorit, për t’i hapur kështu rrugë partisë fituese, PDK-së, që të nisë bisedimet për koalicionin e ardhshëm qeveritar.

Partia Demokratike e Kosovës, që një ditë më parë lidhi koalicon në nivel lokal me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren, thotë se ende nuk ka vendosur për partnerët e koalicionit.

Por, ashtu siç kanë përjashtuar veten nga të qenët në pushtet, duket se edhe PDK-ja nuk do t’u dërgojë ftesa për bisedime Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes. Zëdhënësi i Qeverisë në largim, Memli Krasniqi për Radion Evropa e Lirë shpjegon:
Çfarëdo deklarate se nuk hyjmë në koalicion, është e parakohshme, sepse ne nuk i kemi ftuar ato ende ...

“Ne nuk i kemi ftuar në koalicion as LDK-në e as Vetëvendosjen dhe nuk jam i sigurt se do t’u bëjmë ndonjë ftesë. Kështu që, çfarëdo deklarate se nuk hyjmë në koalicion, është e parakohshme, sepse ne nuk i kemi ftuar ato ende dhe nuk besoj se do të marrim ndonjë vendim për t’i ftuar, edhe pse kjo është një çështje që u mbetet organeve vendimarrëse të PDK-së”.


Memli Krasniqi hedh poshtë njoftimet për shtim të numrit të ministrive, sic thuhej, për t’i kënaqur apetitet e partnerëve të koalicionit, apo për ndarjen e resorëve për partitë e caktuara.

Për PDK-në, vetëm një gjë është e qartë - kryeministër do të mbetet Hashim Thaçi. Postet tjera, sipas Krasniqit, mbeten të negociueshme.

“Tash për tash, e vetmja pozitë udhëheqëse në Kosovë, që dihet me siguri se nga kush do të udhëhiqet, është pozita e kryeministrit që udhëhiqet edhe tani edhe në të ardhmen nga zoti Hashim Thaçi, i cili ka mandatin e PDK-së dhe të qytetarëve të Kosovës për ta udhëhequr qeverinë e ardhshme. Për të gjitha pozitat tjera, besoj se do të ketë zhvillime, të cilat do të merren vesh në ditët e ardhshme, sepse tani për tani nuk ka absolutisht asgjë konkrete”
, thekson Krasniqi.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që ka fituar 12 deputetë në mandatin e ri, është shprehur disa herë se me Thaçin kryeministër nuk do të hyjë në koalicion.

Burim Ramadani, sekretar i përgjithshëm i AAK-së, thotë se nëse ftohen për bisedime, AAK-ja do të propozojë kandidatin e saj për kryeministër.
Nëse merremi vesh për ofertë, po, bëjmë koalicion, nëse nuk merremi vesh - ne vazhdojmë në opozitë..

“Ka një parti që i ka fituar zgjedhjet. Ajo parti mund ta japë ofertën e vet, qoftë me kandidatin e vet për kryeministër, dhe ne japim kundërofertën tonë me kandidatin tonë për kryeministër. Nëse merremi vesh për ofertë, po, bëjmë koalicion, nëse nuk merremi vesh - ne vazhdojmë (të jemi) në opozitë”,
shprehet Ramadani.

AAK-ja një ditë më parë arriti marrëveshje me PDK-në për të qeverisur Prizrenin. Të dy përfaqësuesit e këtyre partive thonë se nuk është e domosdoshme që koalicioni i Prizrenit të reflektojë në nivelin qendror.

Burim Ramadani shpjegon:

“Ne besojmë se qëndrimet që i kemi mbajtur deri më tash, kanë të bëjnë me analizën e qeverisjes në nivel qendror dhe jo për interesa të caktuara të komunave. Jemi të bindur se këto analiza kanë dalë të sakta. Nuk besoj se do të ketë reflektim të drejtpërdrejt
ë”, thotë Ramadani.

Një delegacion i AAK-së gjendet në Hagë, ku jozyrtarisht thuhet se do të bisedojë me kreun e partisë, Ramush Haradinaj, për koalicionin e mundshëm me PDK-në.

Në javën që lamë pas, kryeministri në dorëheqje, Hashim Thaçi, u shpreh se tashmë kishte arritur numrat e duhur për të formuar qeverinë, por pa saktësuar se me kë i kishte arritur ata numra.

Asnjëra nga partitë shqiptare nuk ka konfirmuar se është arritur ndonjë pajtim me PDK-në. LDK-ja dhe Vetëvendosje nuk kanë lëvizur nga qëndrimi se do të mbesin në opozitë, ndërsa dy partitë tjera shqiptare, AAK-ja dhe AKR-ja, kanë mohuar të jetë arritur deri tash ndonjë marrëveshje.

PDK-ja dhe minoritetet, të cilët kanë 25 ulëse në Kuvend, nuk arrijnë kuotën prej 61 deputetësh, që duhet për miratimin e qeverisë së re.
XS
SM
MD
LG