Ndërlidhjet

Shkup: Përleshje për shkak të ndërtimit të kishës



Në Kalanë e Shkupit sot ka ndodhur një rrahje ndërmjet dy grupeve, të cilat protestonin për dhe kundër ndërtimit të një kishe muze në këtë lokacion.

Protestuesit kanë hedhur gurë drejt njëri tjetrit, me ç'rast janë lënduar disa vetë, përfshirë një fëmijë.

Policia ka arrestuar disa nga pjesëmarrësit në incidentin.

Protestat në Kalanë e qytetit janë organizuar nga organizata joqeveritare "Zgjohu" dhe disa grupe tjera joformale.
XS
SM
MD
LG