Ndërlidhjet

Irani kërkon dënimin me vdekje për dy liderët e opozitës


Ligjvënësit iranianë kanë bërë thirrje për dënimin me vdekje të dy liderëve të opozitës, pas protestës të së hënës, e cila la dy të vrarë.

“Mehdi Karubi dhe Mir Husein Musavi janë 'të korruptuar në tokë' dhe duhet të gjykohen”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga 222 ligjvënës, të cilën e transmeton agjencia iraniane Irna.

Të jesh “i korruptuar në tokë” nënkupton akuzë penale, e cila merr dënimin kapital.

Musavi dhe Karubi u ndaluan të marrin pjesë në protestën e opozitës, e cila u organizua në shenjë solidarizimi me kryengritjet popullore në Egjipt dhe Tunizi.
XS
SM
MD
LG