Ndërlidhjet

Beograd: Amfilohije të kërkojë falje


Organizatat për të drejtat e njeriut në Serbi i kanë bërë thirrje kreut të Kishës Ortodokse të kërkojë falje publikisht për fjalimin kundër homoseksualëve.

Nevena Petrushiq, nga Grupi për Barazi, tha se peshkopi Amfilohije ka shkelur ligjet serbe kundër diskriminimit.

Amfilohije i ka quajtur homoseksualët “erë e keqe” dhe i ka fajësuar për përleshjet gjatë paradës së tyre në nëntorin e kaluar.

Petrushiq tha se Amfilohije mund të përballet me veprime ligjore nëse nuk kërkon falje.
XS
SM
MD
LG