Ndërlidhjet

Ban: Libia nuk respekton rezolutat e OKB-së



Trupat qeveritare të Libisë nuk po e respektojnë urdhrin e OKB-së për armpushim, deklaroi para Këshillit të Sigurimit Ban Ki Mun.

"Megjithë pretendimet e përsëritura të Libisë ne vazhdojmë të mos shohim asnjë provë të armëpushimit. Po kështu nuk kemi parë asnjë hap të ndërmarrë nga qeveria libiane për të respektuar detyrimet që rrjedhin nga rezolutat 1970 dhe 1973", tha Ban, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

Ban shtoi se vazhdon shkelja e të drejtave të njeriut në Libi, por "përgjegjësit për krime kundër popullit të tyre do ta japin llogari".
XS
SM
MD
LG