Ndërlidhjet

SHBA publikon videot e bin Ladenit



Shtetet e Bashkuara i kanë bërë publike disa video që janë sekuestruar gjatë vërsuljes së forcave speciale në kompleksin në qytetin Abotabad në Pakistan ku fshihej kreu i rrjetit terrorist Al Kaida, Osama bin Laden.

AFP transmeton se në njërën nga videot shihet Osama bin Laden duke parë veten në televizor.

Agjencia gjithashtu citon një zyrtar të lartë amerikan të mbrojtjes të ketë thënë se vërsulja ka zbuluar "kolekcionin më të madh të materialeve terroriste të gjetur ndonjëherë".
XS
SM
MD
LG