Ndërlidhjet

Kuçi: Arrestimi i Mlladiqit, veprim i vonuar


Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës e kanë quajtur “veprim të vonuar” arrestimin e Ratko Mlladiqit nga autoritetet serbe.

“...megjithatë, mund të them se është një simbolikë për vendet e ish-Jugosllavisë që ta kuptojnë si një qasje të re të Republikës së Serbisë dhe një pendim për krimet që u kanë bërë të tjerëve”, ka thënë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi për Radion Evropa e Lirë.

“Është mbizotërim i drejtësisë ndërkombëtare përballë krimeve të kryera, në këtë rast do të thosha përfaqësuesve apo eksponentëve të politikës serbe. Kjo s’ka të bëjë me integrimet evropiane, por është një obligim ndërkombëtar”, ka theksuar Kuçi.
XS
SM
MD
LG